Rihanna dhuron 1,75 milionë dollarë për bamirësi - Informohu
Headlines News :
Powered by Blogger.

Tag

Ads

Tung

Tung

Text 2

Home » » Rihanna dhuron 1,75 milionë dollarë për bamirësi

Rihanna dhuron 1,75 milionë dollarë për bamirësi

Written By Bessi on Tuesday, December 25, 2012 | 9:30 PM




Rihanna i dhuroi 1,75 milionë dollarë një spitali në Barbados, vendlindjen e saj, për të nderuar kujtimin e gjyshes që ndërroi jetë gjatë 2012-s.
Këngëtarja 24-vjeçare theksoi se është e nderuar që të kontribuojë për vendin e saj në këtë mënyrë.
Shuma e dhuruar spitalit do të shpenzohet për blerjen e pajisjeve mjekësore.

”Mendoj se ky kontribut do të ndikojë shumë për të përmirësuar jetën e njerëzve të Barbadosit, të cilëve u detyrohem të gjithë atë që kam arritur”, deklaroi Rihanna, transmeton TCH.
24-vjeçarja ishte këngëtarja e tretë më e paguar e 2012-s, me fitime totale prej 53 milionë dollarësh.

Shuma e dhuruar prej saj, ndonëse tepër bujare, mbetet dukshëm larg rekordit të vendosur më parë gjatë dhjetorit nga themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, i cili vendosi të dhuronte 500 milionë dollarë tek një shoqatë bamirësie për të mbështetur projekte në arsim dhe shëndetësi.
Share this article :

0 komente:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

Na Ndiqni ne Facebook

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informohu - All Rights Reserved
Original Design by Creating Website Modified by Adiknya