Barcelona, ekipi me më shumë pikë në 2012 - Informohu
Headlines News :
Powered by Blogger.

Tag

Ads

Tung

Tung

Text 2

Home » » Barcelona, ekipi me më shumë pikë në 2012

Barcelona, ekipi me më shumë pikë në 2012

Written By Bessi on Tuesday, December 25, 2012 | 9:50 PM



Barcelona ka grumbulluar 103 pikë në vitin 2012, duke qëndruar në majën e këtij klasifikimi në Spanjë. Edhe pse nuk mundën të fitonin titullin kampion, katalanasit kanë një epërsi të dukshme me Realin e Madridit kampionen e sezonit të kaluar që në vitin 2012 ka grumbulluar 93 pikë. Kjo vjen dhe falë ecurisë së Barcelonës në fazën e parë të sezonit aktual, ku në drejtimin e Tito Vilanovës ka krijuar një distancë prej 16 pikësh me kampionët.

Por jo vetëm kjo pasi katalanasit kanë barazuar dhe rekordin përsa i përket golave të shënuar deri më tani me 57 të tillë, që daton që nga sezoni 1950-51. Duke qëndruar tek numrat, nëse vazhdohet me këto ritme atëherë duket e sigurt që blaugranat do të kalojnë shifrën e 100 pikëve në kampionat. Gjithashtu Lionel Messi ka një ecuri mbreslënëse pasi ka shënuar në 7 ndeshje radhazi në kampionat, madje diçka e tillë mund të thellohet nëse vazhdon me të njëjtin ritëm edhe pas vitit të ri.

Duke u rikthyer tek renditja e skuadrave për vitin 2012 Atletiko Madrid zë vendin e tretë me 77 pikë e ndjekur nga Malaga me 65, teksa qëndron shumë poshtë Valencia, pjesëmarrëse në Champions League këtë sezon me 52 pikë në vendin e 9. Në vendin e fundit të kësaj renditjeje në të 17 është Espanyol me 38 pikë, duke treguar qartë se 2012 nuk ka qenë shumë i suksesshëm për katalonasit e vegjël.
Share this article :

0 komente:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

Na Ndiqni ne Facebook

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informohu - All Rights Reserved
Original Design by Creating Website Modified by Adiknya