PETA: Lady Gaga është jashtë kohe - Informohu
Headlines News :
Powered by Blogger.

Tag

Ads

Tung

Tung

Text 2

Home » » PETA: Lady Gaga është jashtë kohe

PETA: Lady Gaga është jashtë kohe

Written By Bessi on Tuesday, December 25, 2012 | 9:29 PM


Lady Gaga është jashtë kohe për shkak të palltos prej gëzofi të dhelprës së hirtë, deklaron PETA.

Këngëtarja kundërthënëse, Lady Gaga, e cila kishte veshur edhe fustan prej mishi të gjallë, nuk dëshiron të heqë dorë nga gëzofi natyror, edhe pse është kritikuar vazhdimisht nga organizata që mbron të drejtat e kafshëve, PETA.

Zemërimin e tyre përsëri e nxiti me blerjen e saj në Rusi, kur pallton diskutabile prej gëzofi natyral të dhelprës së hirtë e pagoi rreth 20 mijë dollarë.

"Ajo është jashtë hapësirës dhe kohës, duket se edhe e lënë mendsh. Në kohën kur të gjithë përpiqen të promovojnë paqen, dashurinë dhe kujdesin për të tjerët, ajo vesh një gëzof të bërë nga të paktën 30 kafshë të vrara", protestoi sërish fuqishëm PETA.

Gaga "sulmit" të parë iu përgjigj në të njëjtën mënyrë, ku fushatën e PETA-s e ka quajtur të mërzitshme, ofenduese, fyese dhe fëmijërore. Ndërsa për ‘sulmin’ e dytë ende nuk është përgjigjur, gjë që nuk do të thotë se nuk do të reagojë, duke marrë parasysh se nuk i pranon aq lehtë kritikat, sidomos ato që, sipas saj, janë të pavend.
Share this article :

0 komente:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

Na Ndiqni ne Facebook

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informohu - All Rights Reserved
Original Design by Creating Website Modified by Adiknya