“X Factor Albania 2”, nje nate festive ne TV Klan - Informohu
Headlines News :
Powered by Blogger.

Tag

Ads

Tung

Tung

Text 2

Home » » “X Factor Albania 2”, nje nate festive ne TV Klan

“X Factor Albania 2”, nje nate festive ne TV Klan

Written By Bessi on Tuesday, December 25, 2012 | 6:38 PM




Nje nate festive ishte ajo e dites se diele, ne talenshoun me te ndjekur nga te gjithe shqiptaret “X Factor Albania”.

Hitet boterore kushtuar Krishtlindjeve, kane qene lajtmotivi i nates se dyte te liveshow-t, ne garen e zerave me te mire te ketij edicioni ne televizioni Klan.

Nga Kanita e vogel me interpretimin e kenges aq te njohur “Halleluja”, tek Petro, apo grupi “Natyral”, Harry, Suela, Aldo, Egzona e deri tek kenga kolektive e 16 konkurrenteve, qe sollen feste ne shtepite e shqiptareve dhe duke shperndare edhe mesazhet e kesaj feste, qe eshte dashuria mes njeri-tjetrit dhe paqja.

Keto mesazhe jane percjelle nga konkurrentet, kudo neper Shqiperi, ne Kosove permes Klan Kosova e ne Maqedoni permes Alsat-M.

Superspektakli edhe kete te diele ne prezantimin e Alketa Vejsiut dhe regjine e Vera Grabockes, megjithese me nje orar te zgjatur, mbajti te mberthyer pas vetes publikun, qe i ndoqi per gati 4 ore rresht. Nderkaq komentet ne faqen zyrtare te “X-Factor Albania”, kane vijuar deri ne oret e para te mengjesit, ku disa shprehnin keqardhjen e tyre per vajzat e larguara dhe nje numer i madh fansash, mbeshtesnin fituesen e sfides.

Juria
Energjike, me plot batuta dhe shume kompetitive, jane shfaqur edhe gjate kesaj jave anetaret e jurise Pandi Laco, Tuna, Soni Malaj dhe Alban Skenderaj, te cilet kane garuar po aq fort edhe sa finalistet mes njeri-tjetrit, duke percjelle sa emocione aq edhe grinte, ne panelin e jurise.

Gara
Dukej se atmosfera e Krishtlindjeve, nuk e zbuti aspak shpirtin luftarak te konkurrenteve, te cilet edhe pse tanime kane krijuar miqesi me njeri-tjetrin, kur hipin ne skene jane te gjithe per te njejtin qellim, pra fitimin e ketij superspektakli. Ka qene grupi i vajzave “Foxy lady’s”, qe tanime kane hequr dore nga endrra per te qene fitueset e ketij edicioni te talenshow-t “X-Factor Albania”. Vajzat dolen ne perballje me Shkelqesen ne show down, ndersa sfida ka qene tejet e veshtire. Te dielen e ardhshme, “X Factor Albania”, do te beje pushim per te ardhur ne naten e pare te vitit 2013, pikerisht ne daten 1 janar, ne nje tjeter feste muzikore, qe do te percjelle gezimin e Vitit te Ri, tek te gjithe shqiptaret!

Finalistet qe jane ende ne konkurrim
* Grupet: “Soul Sister’s”, “The natyral” dhe “Ksal”
* Vajzat: Antonela, Arilena, Shkelqesa, Elisa dhe Xhina
* Katershja e kategorise “No limits”: Ina, Suela, Rezarti dhe Egzon!
* Katershja e djemve drejt finales: Aldo, Petro, Sardi, Harry!
Share this article :

0 komente:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

Na Ndiqni ne Facebook

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informohu - All Rights Reserved
Original Design by Creating Website Modified by Adiknya