Cilat janë klubet që shkëlqejnë gjatë Krishtlindjeve në Angli? - Informohu
Headlines News :
Powered by Blogger.

Tag

Ads

Tung

Tung

Text 2

Home » » Cilat janë klubet që shkëlqejnë gjatë Krishtlindjeve në Angli?

Cilat janë klubet që shkëlqejnë gjatë Krishtlindjeve në Angli?

Written By Bessi on Tuesday, December 25, 2012 | 9:41 PM


Manchester United ka një epërsi prej katër pikëve nga rivalët e lokal, City, por në prag të ndeshjeve të “Boxing Day”, për ndjekësit e United ka lajme edhe më të këqija. Në pesë sezonet e fundit, “djajtë” kanë fituar 19 nga 25 ndeshjet e muajit dhjetor.Man.United - Ferguson e shfrytëzon idealisht periudhën e festave për të vënë njërën dorë te titulli. Pas ndaljes nga Swansea, United ka përpara një kalendar krejtësisht të përballueshëm me Newcastlen, West Bromwichin dhe Wiganin, ndeshje nga të cilat do tentojnë të marrin pikët maksimale. Gjërat për skuadrën e Alan Pardew bëhen edhe më të vështira në vizitën në “Old Trafford”. Manchesteri ka humbur vetëm 1 herë në shtëpi këto 20 vitet e fundit, ndërsa “qymyrxhinjtë” kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshje.

Arsenali - Do të përpiqet të mos bjerë nga 4 vendet e para. “Topçinjtë” kanë treguar se janë specialistë kur temperaturat bëhen më të ftohta. Skuadra e Arsene Wengerit ka fituar 17 nga 28 ndeshjet e luajtura në muajin dhjetor këto 5 sezonet e fundit. Lajmi i mirë për londinezët është se do të kenë një ndeshje më pak, për shkak të anulimit të takimit me West Hamin (prej grevës në metro). “Çekiçët” duhet ta konsiderojnë veten me fat, sepse Arsenali ka humbur vetëm një herë në 16 ndeshjet e fundit të Premier Leagues në “Boxing Day”. Nuk është koincidencë që gjashtë skuadrat e para më 25 dhjetor që prej sezonit 2007-2008 janë Man.United, Arsenal, Man.City, Tottenhami, Liverpooli dhe Chelsea. Kush luan në Europë arrin ta përballojë më mirë kalendarin e ngjeshur të dhjetorit. “Skuadrat që luajnë në Europë janë mësuar të luajnë një herë në 3 ditë dhe e përballojnë më mirë kalendarin e ngjeshur”, analizon ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown.

Man.City – Nuk do të kenë kalendar të vështirë as kampionët. Mançester Siti do të tentojë të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet me Sunderlandin, Norwichin dhe Stoke Cityn. Por një gabim dhe Chelsea do të afrohej kërcënueshëm, ndërsa ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Benitezi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e tij në “Boxing Day” dhe me formën e mirë të bluve do tentojë t’i afrohet më shumë kreut.

Share this article :

0 komente:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

Na Ndiqni ne Facebook

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informohu - All Rights Reserved
Original Design by Creating Website Modified by Adiknya